Axel Witsel është lojtar i ri i Atletico Madridit pas marrëveshjes të arritur mes klubit dhe lojtarit belg, i cili ka nënshkruar për një sezon.

Belgu ka bërë karrierë te Standard Liege, Benfica dhe Zenit, para se të kalonte në Kinë te Tianjin Tianhai.


Ai sezonin e shkuar luajti te Borussia Dortmund nga viti 2018, duke bërë 145 paraqitje.

ZpYLPp3xQM 2022 07 06 FichajeWitsel 3

Witsel është një mesfushor që shquhet për vendosjen e tij fizike dhe lojën e mirë me topin.

Atletico Madridi merr një lojtar që ka përvojë të madhe, pasi gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur më shumë se 600 ndeshje zyrtare në nivel klubesh.

CTJMlMxHLT 2022 07 06 FichajeWitsel 17

Ai ka marrë pjesë po ashtu me Belgjikën në dy Kupa Botërore (2014 dhe 2018) dhe dy Kampionate Evropiane (2016 dhe 2020). /Telegrafi/

telegrafi sport app