LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet bashkëpunimi i Ministrisë së Ekonomisë me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës

Zyrtarizohet bashkëpunimi i Ministrisë së Ekonomisë me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës (AES) në fushat e energjisë së ripërtërishme, trajnimit e aftësimit profesional dual, minierave, riciklimit të mbeturinave, infrastrukturës energjetike, si dhe transportit hekurudhor.

Ky bashkëpunim ka filluar në fillim të vitit gjatë vizitës së përbashkët të Ministres Rizvanolli me Kryeministrin Albin Kurti në Zvicër, ku janë takuar edhe me Shoqatën e Inxhinierëve.

“Sot në takimin e punës me përfaqësuesit e Shoqatës të Inxhinierëve të Zvicrës (AES) kanë marrë pjesë edhe Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, përfaqësues të Kabinetit të Ministres dhe ME-së, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përfaqësues të kabineteve të ministrave Nagavci e Aliu, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të lartë të Trepçës, Infrakosit, Trainkosit e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Minsitria e Ekonomisë.


Shoqata e Inxhinierëve të Zvicrës gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë do t’i vizitojë të tri këto ndërmarrje për të parë nga afër punën e sfidat e tyre.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Inxhinierëve kanë falënderuar Ministren që për herë të parë u është dhënë mundësia të japin kontributin e tyre profesional në Kosovë. Ministrja Rizvanolli i ka falënderuar për dedikimin e gatishmërinë e tyre për të shtyrë para zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ka shtuar që është plotësisht e bindur që rezultatet e prekshme nga ky bashkëpunim do t’i shohim shumë shpejt.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Kalo në kategori