Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtar i Liverpoolit, pasi ka kaluar nga Stoke City.

Lojtari e ka kompletuar sot transferimin, ndërsa do ta bartë fanellën me numër 23.


Sulmuesi anësor i ka kryer të premten testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin e kuq, prej 5 vitesh.

e75ad10d833321b70327bc28e9e7b09b30d9c8d3 Fanella me numrin 23

Lojtari kaloi te Liverpool pasi zhvilloi 92 ndeshje në tre sezone me Stoke Cityn në Ligën Premier. Liverpool do të paguajë 13 milionë funte, aq sa ishte klauzola e tij.

Ai ka shënuar 21 gola në 74 ndeshje për Zvicrën dhe është ndër lojtarët kryesor.

Në të shkuarën ka bërë karrierë te Basel, Bayern Munich dhe Inter.

Për të ka pasur shumë oferta nga kampionate të ndryshime, por ai zgjodhi të qëndrojë te Liverpooli./Telegrafi/

telegrafi sport app