Zyrtare: Shtyhet ndeshja testuese e së shtunës në stadiumi 'Fadil Vokrri', shkak vdekja e Adem Demaçit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar për shtyrjen e ndeshjes testuese në Stadiumin e Prishtinës, i cili është rinovuar.
Mbrëmja e së shtunës pritej të ishte përurimi solemn i stadiumit 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, i cili ka përfunduar rinovimin pas dy viteve.
Në konferencën e së hënës për media, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se në stadiumin e Prishtinës, që tashmë e ka marrë emrin ‘Fadil Vokrri’, më 28 korrik do të zhvillohet një ndeshje testuese.
Megjithatë, sot (e premte) FFK ka lëshuar njoftimin e radhës duke treguar se ndeshja testuese në këtë stadium është shtyrë për një afat të pacaktuar.
E gjithë kjo ka ardhur në shenj respekti të ditëve zie të shpallura nga Presidenti Hashim Thaçi për shkak të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.































