Zyrtare: Milani ‘blindon’ Saelemaekers, belgu nënshkruan kontratë të re

Milani ka njoftuar zyrtarisht se Alexis Saelemaekers ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2026.
Anësori 22-vjeçar mbërriti nga RSC Anderlecht në Janar të vitit 2020, kur fillimisht u bashkua si huazim.
"Unë jam i lumtur që jam rritur me këtë ekip", ka thënë Saelemaekers për faqen zyrtare të klubit.
Marrëveshja u bë e përhershme në shtator të vitit 2020 dhe reprezentuesi belg, ka luajtur 64 ndeshje me Rossonerët.
Kontrata e tij e mëparshme skadonte në qershor 2024, por Saelemaekers dhe Milan kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën edhe për dy vjet shtesë.
"AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Alexis Saelemaeker deri më 30 qershor 2026", ka shkruar klubi.
Saelemaekers ka shënuar 4 gola me fanellën e Diavolo, duke kontribuar edhe me 10 asistime./Telegrafi/
















































