Xhengis Rexhepi nuk është më trajner i Lirisë, edhe pse arriti ta përmbush misionin e tij për ta inkuadruar klubin e madh kosovar në Superligë.

Prizrenasit siguruan një biletë për sezonin 2023/24 në elitën e futbollit kosovar, pasi mposhtën Ferizajn 3-0 pas ekzekutimit të penalltive në finalen e barazhit.


Megjithatë kontrata e tij ka përfunduar me bardhezinjtë dhe palët kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i plotë nga FC Liria:

Faleminderit Xhengis ! Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kanë ndarë rrugët. Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesshëm. Klubi, e falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur. 'Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë. Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë', thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar. KF Liria /Telegrafi/

telegrafi sport app