Zyrtare: Kevin Strootman kthehet në Serie A, nënshkruan me Genoan

Genoa ka nënshkruar zyrtarisht me Kevin Strootman, i cili vjen si huazim nga Olympique Marseille deri në fund të sezonit.
Holandezi që kishte luajtur në Serie A për Romën para transferimit të tij në 2018 në Francë, kthehet sërish në futbollin italian.
Lojtari arriti të martën në mbrëmje, kreu testet mjekësore dje dhe nënshkroi kontratën gjashtë-mujore.
Ka qenë klubi i Genoas që e ka konfirmuar si lojtar të tyre Strootmanin, i cili do të luajë së bashku në mesfushë me Valon Behramin.
Lojtari ka mbajtur seancën e tij të parë stërvitore me shokët e tij të rinj. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































