Kosova ka zbardhur listën e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Fillimisht djelmoshat e Albert Bunjakut do të përballen me Kroacinë në Shkodër pastaj në udhëtim me Ukrainën.


Risitë në këtë listë janë portieri boshnjak Adis Nurkovic, Arbër Zeneli dhe talenti i Barcelonës, Labinot Kabashi.

E veçantë në këtë listë është se janë 11 mesfushorë dhe vetëm tre sulmues.

Lista e plotë: Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

Mbrojtës: Fanol Perdedaj, Avni Pepa, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Ardian Ismajli.

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Eroll Zejnullahu, Alban Meha, Herolind Shala, Bersant Celina, Milot Rashica, Bernard Berisha, Arbër Zeneli, Sinan Bytyqi, Besar Halimi, Valon Berisha.

Sulmues: Albert Bunjaku, Vedat Muriqi, Labinot Kabashi. /Telegrafi/

Lista e Kosoves

telegrafi sport app