Zyrtare: Juventusi kompleton transferimin e Chiesas

Juventusi zyrtarisht e ka transferuar Federico Chiesan nga rivali i Serie A-s, Fiorentinës.
Viola njoftoi se mesfushori italian ka kaluar te Zonja e Vjetër në formë huazimi me detyrim për ta blerë në fund të marrëveshjes.
Juventusi do të paguajë 50 milionë euro te Fiorentina pasi të përfundoi huazimi dyvjeçar i Chiesas.
Dy klubet e kanë finalizuar marrëveshjen, derisa pritet që Biankonerët të bëjnë prezantimin zyrtar.
Në garë për lojtarin ishte dhe Interi, mirëpo këta të fundit hoqën dorë nga transferimi i tij.
Juventusi mbeti kështu i vetëm në garë dhe arriti të kompletonte transferimin e Chiesas. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































