Zyrtare: Interi e kompleton transferimin e Godinit me parametra zero

Interi e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin ish-anëtarit të Atletico Madridit, Diego Godin, në një marrëveshje trevjeçare.
Mbrojtësi 33-vjeçar në muajin maj kishte bërë të ditur se do të largohej nga skuadra spanjolle, duke qenë se kontrata e tij të skadonte më 30 qershor.
Nerazzurët kanë njoftuar në orët e para të 1 korrikut për transferimin e mbrojtësit veteran uruguaian.
Prezantimi i Godinit te Interi do të ndodhë në këto ditë, pasi ai ka marrë pjesë me Uruguain në Kupën e Amerikës.
"Interi njofton se është arritur marrëveshja me Diego Godinin për një kontratë që skadon më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.
Godin ishte njëri ndër shtyllat kryesore të mbrojtjes së El Cholchoneros, derisa në vitin 2010 ishte transferuar nga Villarreali, e që nga atëherë kishte zhvilluar 300 paraqitje. /Telegrafi/



















































