LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare, F1: McLareni bashkohet me Renaultin, Honda partner me Toro Rosson (Foto)

Zyrtare, F1: McLareni bashkohet me Renaultin, Honda partner me Toro Rosson (Foto)

Në Botën e shpejtësisë dhe emocionit, atë të Formula 1 zyrtarizohet më në fund një lajm i shumëpërfolur, që i jep jetë një kapitulli të ri bashkëpunimi mes skuadrës së McLaren dhe Renault për tre vitet e ardhshme.

Tre vjet më parë McLaren nisi aventurën  me motorët e Hondas në atë që pritej të ishte një bashkëjetesë frytdhënëse për më tepër që asokohe ishte rikthyer dhe Fernando Alonso.

Zhgënjimi ishte i madh, kur për tre sezone radhazi rezultat nuk e ngjitën asnjëherë ekipin anglez në një podium.


Skuadra britanike nisi të shqyrtonte disa opsione të reja, si ajo motorëve Mercedes apo Ferrari, por shumë shpejt u kuptua  se zgjedhja e tyre do të ishin francezët e Renault, ashtu siç tashmë u konfirmua, përcjell SS.

Arritja e kësaj marrëveshje nuk ishte ndër më të lehtat pasi në diskutime u fut edhe kompania Liberty që ka në pronësi Fromula 1, e cila nuk dëshironte të humbte Hondan, por më në fund falë avokatëve, menaxherëve dhe sponsorëve operacioni u bë efektiv.

Po ashtu zyrtar u bë edhe lajmi se tashmë Honda do të jetë partner i skuadrës  italiane Toro Rosso. Çfarë mungon në këtë panoramë, është vetëm konfirmimi zyrtar për Carlos Sainz si pilot i Reanult dhe se Alonso do të vijojë edhe një vit tjetër me këtë McLaren të rinovuar falë motorëve Renault.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori