LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Emre Can lojtar i Juventusit

Zyrtare: Emre Can lojtar i Juventusit

Juventus e ka zyrtarizuar nënshkrimin e marrëveshjes me Emre Can, ku me klubin bashkohet nga 1 korriku 2018. 

‘Zonja e Vjetër’ konfirmon se kjo marrëveshje mbyllet me 30 qershor të vitit 2022, që i bie se lojtari do të jetë në Torino për katër vite

Mesfushori i gjithanshëm mund të luajë edhe në mbrojtje, po bashkohet me Juventusin pas katër vitesh te Liverpool.

Ai ka bërë mbi 150 paraqitje me Reds, duke shënuar 14 gola për Anfield, pasi  kishte arritur që nga Bayer Leverkusen në vitin 2014.

Përveçse se sjellë forcë dhe qëndrueshmëri në ekip, Can ka shënuar edhe golin më të bukur në Ligën Premier për sezonin 2016-17.

Juventusit nënshkrimi me lojtarin do t’i kushtojë 16 milionë euro që do të paguhen në dy vite.

Ai ka bërë 20 paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë dhe e fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2017 me Die Mannschaft.

Lojtari do ta mbajë fanellën me numrin 23.

Juve do të jetë klubi i katërt i karrierës së tij të karrierës së tij, pasi e kishte filluar me Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori