Zyrtare: Eden Hazard është lojtari i Real Madridit

Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje zyrtarisht për Eden Hazardin.
Klubi mbretëror e ka zyrtarizuar marrëveshjen, duke konfirmuar se belgu ka nënshkruar për pesë vite dhe do të jetë pjesë e Real Madridit deri me 30 qershor 2024.
Eden Hazard do të prezantohet me 13 qershor në Santiago Bernabeu.
Nuk eshë njoftuar shuma që është paguar për blerjen e lojtarit.
Hazard pritet të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit mbretëror.
Më nënshkrimin e tij mbyllen edhe thashethemet për lojtarin që kishin filluar tash e disa ditë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































