Atletico Madridi ka zyrtarizuar blerjen e Nicolas Gaitan të Benficas.

Klubi spanjoll ka qenë një kohë të gjatë në bisedime me argjentinasin, ndërsa sot e ka konfirmuar si transferimin e tyre të parë.


“Atletico Madridi dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e Nicolas Gaitanit”, shkruhet në komunikatën e klubit nga Madridi.

Kujtojmë se për lojtarin në fjalë interesohej që një kohë të gjatë Manchester Unitedi, por argjentinasi zgjodhi La Ligan.

gaitaq

telegrafi sport app