Zyrtare: Drejtori sportiv Giuntoli largohet nga Juventusi

Juventusi dhe Cristiano Giuntoli kanë zyrtarizuar ndarjen e tyre, duke ndërprerë konsensualisht kontratën që e lidhte drejtorin sportiv me klubin deri në vitin 2028. Pas dy vitesh në detyrë, Giuntoli largohet nga Zonja e Vjetër, me një komunikatë zyrtare që konfirmon fundin e bashkëpunimit.
Ky vendim vjen si pjesë e një cikli të ri të Juventusit, që tashmë ka emëruar Damien Comolli si drejtor të ri të përgjithshëm. Comolli do t’i raportojë drejtorit ekzekutiv Maurizio Scanavino dhe do të punojë ngushtë me Giorgio Chiellinin.
Pronari John Elkann e ka cilësuar si të domosdoshëm këtë ndryshim, duke e konsideruar punën e Giuntolit të pamjaftueshme.
Në të njëjtën kohë, Francesco Calvo ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Menaxhues i të Ardhurave dhe Marrëdhënieve Institucionale. Calvo do të fillojë një aventurë të re menaxheriale te Aston Villa, duke e përmbyllur angazhimin e tij te Juventusi më 16 qershor 2025.
Juventusi ka sqaruar se Giuntoli dhe Calvo, kanë mbyll zyrtarisht bashkëpunimin, duke e hapur rrugë për një epoke të re për drejtimin sportiv të klubit torinez.
Pas largimit nga Juventusi, Giuntoli mund të rifillojë menjëherë karrierën e tij në një tjetër klub. Sipas Sky Sport, është shfaqur mundësia që ai të transferohet te Atletico Madridi, ku klubi spanjoll ka shprehur interes konkret. /Telegrafi/











































