Barcelona ka arritur marrëveshje në vlerë prej 160 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit ofensiv, Philippe Coutinho, nga Liverpooli.

"Liverpooli mund të konfirmojë se Philippe Coutinho do të largohet nga klubi pasi është arritur një marrëveshje transferimi me Barcelonën dhe e gjitha është peng i ekzaminimeve mjekësore dhe kushteve personale".


coutinho1 (Foto: Twitter/Barcelona)

"Lojtari tash e ka lejen që t'i kompletojë formalitetet e zakonshme për ta përmbyllur menjëherë transferimin", thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Redsave.

Braziliani do të luajë në Camp Nou në pjesën e mbetur të sezonit, si edhe do të luajë për pesë edicione të tjera te Blaugranët.

Për prishjen e kontratës së tij, klubet e interesuara do të duhet ta paguajnë klauzolën prej 400 milionë eurosh.

coutionho2 (Foto: Twitter/Barcelona)

Coutinho është një prej mesfushorëve më të talentuar në botë dhe ka potencial për t'u bërë akoma më i mirë.

Ai ka shkëlqyer me Liverpoolin në Ligën Premier, si edhe është bërë lojtar i rëndësishëm për përfaqësuesen e Brazilit.

25-vjeçari e nisi karrierën në Akademinë e Vasco da Gamas (1999-2008). Interi e bleu në vitin 2008 si 16-vjeçar dhe e ka në huazim dyvjeçar te Vasco de Gama (2008-2010).

Coutinho2 (Foto: Getty Images)

Ai debutoi për Nerazzurrët në gusht të vitit 2010, mirëpo përkundër pritshmërive, ai nuk arriti ta tregonte veten për zikaltrit dhe në janar të vitit 2012 u huazua te Espanyoli.

Në verën e vitit 2012, Coutinho u kthye te Interi, ndërsa në janar të vitit 2013 u transferua te Liverpooli, ku bëri emër si një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim. /Telegrafi/

telegrafi sport app