LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Burim Shala përforcon shtabin teknik të Llapit

Zyrtare: Burim Shala përforcon shtabin teknik të Llapit

KF Llapi përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka bërë të ditur se se Burim Shala është bërë pjesë e tyre në rolin e ndihmëstrajnerit të ekipit.

Shala si një trajner me përvojë të madhe bëhet pjesë e Llapit pasi paraprakisht ishte trajner i ekipit të Fushë Kosovës.

Njoftimi i plotë i Llapit:

Komunikatë Zyrtare: Burim Shala përforcon shtabin teknik të skuadrës

Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se Burim Shala është bërë pjesë e shtabit teknik të skuadrës sonë si ndihmëstrajner i ekipit.

Me përvojën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, presim që ai të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave.

Si një ish-futbollist i shquar i Fushë Kosovës dhe kryetrajner në të njëjtën ekip, Burim Shala përfaqëson një kombinim të përsosur të përvojës dhe pasionit për të punuar dhe ndihmuar shtabin teknik në arritjen e objektivave.

Pasi u bashkua me shtabin teknik, trajneri Burim Shala u prononcua për faqen zyrtare të klubit: “Është kënaqësi e veçantë për mua të punoj tek Llapi. Falenderoj drejtuesit e klubit për besimin, në veçanti kryetrajnerin Tahir Batatina dhe Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella. Unë jam i privilegjuar maksimalisht për të punuar me një staf të mrekullueshëm dhe futbollistë shumë cilësor siq ka Llapi. Na mbetet vetëm punë dhe angazhim që t’i arrijmë së bashku objektivat që ka klubi, duke nisur nga garat evropiane”

Ne e mirëpresim trajnerin në familjen tonë dhe jemi të sigurt se bashkëpunimi ynë do të sjellë suksese të mëdha./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Përfaqësueset
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Publikohet

Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer

Përfaqësueset
Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori