LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bullgaria ndërron trajnerin para ndeshjes me Kosovën, Balakov emërohet në krye të kombëtares

Zyrtare: Bullgaria ndërron trajnerin para ndeshjes me Kosovën, Balakov emërohet në krye të kombëtares
Krasimir Balakov. (Photo by EuroFootball/Getty Images)

Bullgaria e ka emëruar ish-mesfushorin e njohur Krasimir Balakov si trajner, ka konfirmuar Federata e Futbollit Bullgar. 

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës dhe VfB Stuttgart, Balakov ka qenë pjesë e ekipit të madhe që e arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 1994.


Ai ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2021.

“Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të kohës sonë”.

“Një njeri që beson në futbollin bullgar dhe në ekipin bullgar”, ka thënë presidenti i BFU , Borislav Mihajllov në një konferencë shtypi

Balakov do ta zëvndësojë Petar Hubchevin, që u largua pas dy barazimeve me Malin e Zi dhe Kosovën – në grupin kualifikues të Euro 2020.

“E kam marrë vendimin shumë shpejt.”

“Të jesh trajner i ekipit kombëtar është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe”, ka thënë Balakov.

Krasimir Balakov, trajneri i ri i Bullgarisë . (Photo by EuroFootball/Getty Images)

Ai do të debutojë në krye të kombëtares më 7 qershor kundër Republikës Çeke.

Tri ditë më vonë do të luajë në Sofje kundër Kosovës.

Paralajmërimi i ndeshjes

Balakov ka qenë trajner i klubeve zvicerane Grasshoppers Zurich, St Gallen, Hajduk Split, Kaiserslauter, Chernomorets Burgas, Litex Lovech dhe klubi i tij vendlindjes, Etar Veliko Tarnovo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori