LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Branimir Paviç emërohet trajner i KB Vëllaznimit

Zyrtare: Branimir Paviç emërohet trajner i KB Vëllaznimit

Skuadrat e Superligës së basketbollit të Kosovës tashmë kanë nisur me përforcimet e tyre për sezonin 2024/2025, të elitës së basketbollit në vendin tonë.

E zyrtarizimi më i ri vjen nga KB “Vëllaznimi”që tashmë edhe zyrtarisht kanë bërë të ditur që sezonin 2024/2025 do ta nisin nën udhëheqjen e trajnerit kroat Branimir Paviq, i cili nuk është një emër i panjohur për skuadrën e Vëllaznimit, pasiqë kroati skuadrën e kishte drejtuar edhe në vitin 2021, por eksperienca e tij në Kosovë nuk ka qenë vetëm me skuadrën nga Gjakova, sepse trajneri nga Kroacia, kishe qenë pjesë edhe e skuadrës së Pejës dhe Bashkimit.

Kujtojmë që klubi Gjakovar sezonin e kaluar aventurën e tyre në Superligë e kishin nisur me trajnerin lituanez, Audrius Prakuraitis i cili u largua nga KB “Vëllaznimi” pas startit negativ të skuadrës, ku në 3 xhiro sa e drejtoi ekipin pësoi 3 humbje, gjë që bëri që drejtuesit e klubit në vendin e kryetrajnerit ta emërojnë kroatin Josip Plantak, i cili sezonin e kishte nisur si ndihmëstrajner.


Plantak e nisi mbarë drejtimin e skuadrës me një bilanc prej 6 fitoreve e një humbjeje, ndërsa në fund nga ekipi largua me bilanc të përgjithshëm prej 7 fitoreve e 6 humbjeve.

Kurse pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Plantak, gjakovarët arritën marrëveshje me trajnerin tjetër kroat, Vladimir Krstic, i cili e mori drejtimin e skuadrës nga xhiroja e 17-të, ku arriti që stinorin ta përfundojë me një bilanc prej 6 fitoreve e 6 humbjeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Liverpooli një nga katër klubet e mëdha që po synon transferimin e ish-yllit të Man Utd

Liverpooli një nga katër klubet e mëdha që po synon transferimin e ish-yllit të Man Utd

Premier League
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

La Liga
Kalo në kategori