Zyrtare: Arsenali transferon Lichtsteinerin

Në fund të sezonit Stephan Lichtsteiner njoftoi se do largohet nga Juventusti dhe nuk ka vonuar shumë me gjetjen e skuadrës së re.
Sot (e martë) Arsenali ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit zviceran.
34-vjeçari i është bashkuar Topçinjve si lojtar i lirë dhe përvoja e tij shikohet si e nevojshme në Emirates.
Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës nga viti 2016 është lojtari i katër me më së shumti paraqitje te helvetikët me 99 paraqitje.
Stephan te Arsenali do të bartë fanellën me numër 12.

Nga
Telegrafi
05/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































