LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Admir Mehmedi i jep fund karrierës në moshën 32-vjeçare

Zyrtare: Admir Mehmedi i jep fund karrierës në moshën 32-vjeçare

Admir Mehmedi i ka dhënë fund karrierës së tij në moshën 32-vjeçare.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut i rritur në Zvicër ka bërë një karrierë prej 15 vitesh në futbollin profesionist.

Mehmedi e nisi te Winterthuri duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat te kjo skuadër, për të vazhduar pastaj në Zvicër te FC Zurich.


Ai për një vit e gjysmë qëndroi te Dynamo Kiev në Ukrainë, para se të transferohet në Bundesligën gjermane.

Në elitën e futbollit gjerman Mehmedi qëndroi plot tetë vite, duke veshur fanellat e skuadrave si Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg.

Krejt në fund sulmuesi shqiptar ishte pjesë e skuadrës turke Antalyaspor, derisa vendosi t’i japë fund karrierës së tij.

Mehmedi ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës nga U16 deri tek ekipi senior.

Ai ka luajtur për Zvicrën A në 76 ndeshje ku ka realizuar edhe 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori