LAJMI I FUNDIT:

Zyra e BE-së në Prishtinë i kërkon Qeverisë ta tërheqë taksën ndaj mallrave të brendeve ndërkombëtare në Serbi

Zyra e BE-së në Prishtinë i kërkon Qeverisë ta tërheqë taksën ndaj mallrave të brendeve ndërkombëtare në Serbi

Kreu i misionit të BE-së në Kosovë i ka bërë thirrje  qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia edhe për produktet e  brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi.

Në komunikatën e Zyrës së BE-së në Prishtinë thuhet se “E shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për të shtrirë tarifën prej 100 për qind edhe për produktet e brendeve të njohura ndërkombëtare të vendeve tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë”

“Ne duam të përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ajo bie në kundërshtim me angazhime e Kosovës drejt integrimit rajonal dhe angazhimeve të marra nga nënshkrimi i MSA-së”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.


Zyra e BE-së në Prishtinë i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin dhe të revokojë taksën.

“Ky do të ishte vendimi i duhur që Kosova dhe populli i sajë të avancojë drejt aspiratave Evropiane për të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet nga zyra e BE-së

Më tej kjo zyrë, rikujton mesazhin e BE-së për bashkëpunimin rajonal dhe kërkojmë nga  gjitha palët të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga e premtja në Kosovë nuk  mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind asnjë produkt nga Serbia, pavarësisht vendit të origjinës.

Edhe Coca Cola që vjen nga Serbia do t'i nënshtrohet taksës 100%
Lexo po ashtu Edhe Coca Cola që vjen nga Serbia do t'i nënshtrohet taksës 100%

Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë pas kërkesës të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës, në mënyrë që masa prej 100 për qind të trajtojë njëlloj të gjitha kompanitë.

Ndërsa, në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Bshkimit Evropian në Kosovë, kjo zyrë është treguar e kujdeshme që të jetë maksimalisht korrekte, dhe në fund të reagimit figuron edhe tag [shenjë identifikuese e publikimeve] për Kosovën me fusnotën “KOSOVO*”/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori