Zyra e Kryeministrit, përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Themelore ka kërkuar që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar brenda zyrës së kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se Kurti nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë, por që kërkon që intervistimi të bëhet në zyrën e kryeministrit, transmeton Telegrafi.
“Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar. Andaj, për qëllim të kthimit të besimit të publikut në institucionet e pavarura e të paanshme të drejtësisë, ashtu si dëshiron ta shohë çdo qytetar i Republikës së Kosovës e edhe Kryeministri Kurti, Gjykata e nderuar duhet të shqyrtojë çdo detaj të ndërlidhur me ftesën e Prokurorisë dhe të veprojë duke u bazuar në rrethanat e rastit, qysh e kërkon legjislacioni në fuqi dhe gjykimi i paanshëm i një gjyqtari të drejtë. Prandaj, për të shmangur manipulimet politike dhe spekulimet e panevojshme, Kryeministri ka kërkuar një format të qartë dhe të drejtpërdrejtë të bashkëpunimit”, thuhet në shkresën drejtuar Gjykatës Themelore.
Më poshtë njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Në emër të Kryeministrit Kurti, Zyra e Kryeministrit sot i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me njoftimin e Gjykatës mbi dëshminë e kërkuar nga Kryeministri për çështjen e rezervave shtetërore.
Ndër të tjera, aty bëhet e qartë që Kryeministri i Republikës së Kosovës kurrë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke propozuar që intervistimi të zhvillohet në zyrat e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë në raste të ngjashme në Kosovë e edhe më gjerë. Megjithatë Prokuroria nuk është përgjigjur në asnjë propozim të Zyrës së Kryeministrit, rrjedhimisht nuk ka dhënë asnjë arsye pse e ka të pamundur të intervistojë Kryeministrin në datat dhe ambientin e propozuar. Kjo tregon një mungesë të qartë të vullnetit për të mundësuar një dëshmi që, sipas pretendimeve të Prokurorisë, është e domosdoshme për të kryer hetimet në çështjen në fjalë.
Në përgjigjen e sotme, krahas arsyeshmërisë së pozicionit të Kryeministrit, Zyra e Kryeministrit thekson edhe një herë që Kryeministri ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij.
Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Në dritë të kësaj, me respekt kërkohet nga Gjykata që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit.
Përgjigjja e plotë e Zyrës së Kryeministrit ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë:
I nderuari gjyqtar Kurtaj,
Me respekt dhe seriozitetin që i takon një procesi të tillë, në emër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Zyra e Kryeministrit dëshiron të shprehë qartë dhe pa ekuivoke pozicionin e Kryeministrit lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale dhe Njoftimin e Gjykatës mbi dëshminë e kërkuar nga Kryeministri për çështjen e rezervave shtetërore.
Ju lutemi për vëmendjen tuaj mbi faktin që Kryeministri i Republikës së Kosovës kurrë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë. Kjo gjë është bërë e qartë përmes letrave të cilat Zyra e Kryeministrit ia ka dërguar Prokurorisë si përgjigje mbi ftesën e tyre për paraqitje.
Për më tepër, Zyra e Kryeministrit ka dhënë më shumë se dy alternativa mbi datat dhe kohën e intervistimit, ashtu që të tregojë gatishmërinë e tij për t’u përgjigjur në çdo pyetje që cilido prokuror apo zyrtar përgjegjës mund të kërkojë lidhur me çfarëdo çështje mbi të cilën Kryeministri ka dijeni e është e ndërlidhur me punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, duke marrë parasysh rrethanat specifike të rastit dhe pozitën institucionale që ai mban, Kryeministri ka kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrat e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë në raste të ngjashme në Kosovë e edhe më gjerë.
Prokuroria nuk është përgjigjur në asnjë propozim të Zyrës së Kryeministrit, rrjedhimisht nuk ka dhënë asnjë arsye pse e ka të pamundur të intervistojë Kryeministrin në datat dhe ambientin e propozuar. Kjo tregon një mungesë të qartë të vullnetit për të mundësuar një dëshmi që, sipas pretendimeve të Prokurorisë, është e domosdoshme për të kryer hetimet në çështjen në fjalë. Po të kishte vullnet për ta intervistuar Kryeministrin, intervista e tillë do të ishte kryer muaj më parë, me një prej datave të propozuara nga vetë Zyra e Kryeministrit.
Së dyti, ky qëndrim nuk është as një shmangie nga procesi dhe as një tentim për të kërkuar një trajtim të veçantë. Ai bazohet në disa faktorë të qenësishëm, duke përshirë:
1. Pikëpamja institucionale dhe respekti për pozitën e Kryeministrit – Kryeministri i vendit është përfaqësuesi më i lartë ekzekutiv i shtetit. Për këtë arsye, orari i tij duhet marrë parasysh, për aq më tepër angazhimi i vazhdueshëm institucional e edhe në terren. Kryeministri është kryeshërbëtori ndaj qytetarëve të vendit dhe agjenda e tij është e ngjeshur. Për më tepër, kërkojmë nga Gjykata e nderuar vëmendje mbi faktin që Kryeministri ftohet për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore të hetuar, siç është paraqitur, nga Prokuroria Speciale e lidhur me të cilin Gjykata Supreme ka hedhur poshtë çdo pretendim për vepër penale të ushtruar përmes keqpërdorimit të autoritetit zyrtar apo tjetër.
2. Precedentët e krijuar – Ka raste të dokumentuara në Kosovë por edhe më gjerë (psh ish kryeministri i Francës Jacques Chirac apo ish Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton), ku zyrtarë të lartë institucionalë janë intervistuar në ambientet e tyre dhe jo në Prokurori. Mohimi i këtij fakti nga Prokuroria nuk e ndryshon realitetin dhe as nuk mund ta ndalë aplikimin e një praktike që ka ekzistuar dhe mund të zbatohet përsëri. Publiku ka qenë i informuar mirë lidhur me largimin me dhunë të prokurorëve nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga kryeministra që kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi në kundërshtim me çdo normë ligjore.
Por duket që fuqia e tyre përballë Prokurorisë i ka zmbrapsur të njëjtit. Kryeministri Kurti, përtej qëndrimeve të tij të fuqishme e publike mbi korrupsionin e krimin ekzistues rreth Prokurorisë Speciale, nuk ka refuzuar të përballet me përgjegjësitë institucionale dhe ka pranuar të dëshmojë. Në shenjë respekti ndaj vetes në radhë të parë e pastaj edhe Kryeministrit, për qëllim të marrjes së informacionit të nevojshëm brenda hetimit që ka hapur, Prokuroria Speciale është e mirëseardhur çdo herë në Zyren e Kryeministrit dhe çdo ministri, agjenci apo trup tjetër të Qeverisë.
3. Natyra politike e ftesës – Ka dyshime të forta që kjo thirrje nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik. Prokuroria për vite me radhë ka dështuar në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe në vend të adresimit të këtyre problemeve, po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër Kryeministrit. Një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i Kryeministrit kundër propozimit për emërim të z. Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit.
Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar. Andaj, për qëllim të kthimit të besimit të publikut në institucionet e pavarura e të paanshme të drejtësisë, ashtu si dëshiron ta shohë çdo qytetar i Republikës së Kosovës e edhe Kryeministri Kurti, Gjykata e nderuar duhet të shqyrtojë çdo detaj të ndërlidhur me ftesën e Prokurorisë dhe të veprojë duke u bazuar në rrethanat e rastit, qysh e kërkon legjislacioni në fuqi dhe gjykimi i paanshëm i një gjyqtari të drejtë. Prandaj, për të shmangur manipulimet politike dhe spekulimet e panevojshme, Kryeministri ka kërkuar një format të qartë dhe të drejtpërdrejtë të bashkëpunimit.
4. Qeverisja e deritanishme dhe angazhimi për sundimin e ligjit – Kjo është Qeveria që ka luftuar korrupsionin, siç dëshmohet nga gjendja në terren por edhe nga institucionet e organizatat kredibile si Transparency International apo World Justice Project. Pavarësia e sistemit të drejtësisë ka shkuar vetëm duke u rritur, për shkak që nuk ka ndërhyrje politike nga ana e kësaj Qeverie në gjyqësor e ashtu edhe në asnjë institucion tjetër të drejtësisë që i takon publikes dhe qytetarëve të vendit.
Për herë të parë në Kosovë po ndodh që zyrtarë të nivelit të lartë të ndjekin rrugën e drejtësisë dhe askush nuk ka imunitet nga ligji. Por kjo nuk do të thotë se do ne do të pranojmë instrumentalizimin politik të drejtësisë nga ata që nuk duan një sistem të pavarur e të paanshëm.
5. Së fundmi, por jo edhe nga rëndësia, duhet theksuar faktin që intervistimi nga Prokuroria mund të bëhej që në muajin dhjetor të vitit 2024, kur është bërë ftesa. Megjithatë, Prokuroria ka zgjedhur që, në vend të efikasitetit të humb kohë në dëm të përfundimit të procedurës së hetimit, të prolongojë çdo veprim e të mbetet pa përfundime të rëndësishme për publikun, vetëm për të arritur projeksionet politike, të dëmshme e të pafalshme për një sistem të pavarur të drejtësisë.
Duke marrë parasysh sa më sipër, Zyra e Kryeministrit thekson edhe njëherë që Kryeministri ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij. Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Në dritë të kësaj, me respekt kërkojmë nga Gjykata që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte dorëzuar në Gjykatë kërkesën që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet