LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Avokatit të Shtetit të Kroacisë: Shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar autobusin

Zyra e Avokatit të Shtetit të Kroacisë: Shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar autobusin

Një aksident i autobusit me targa të Kosovës në rrugën në afërsi të Sllavonski Brod të Kroacisë shkaktoi vdekjen e dhjetë kosovarëve.

Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë kishte dal jashtë rrugës dhe është rrokullisur, e cila gjë ka shkaktuar viktima dhe lëndimin e dhjetëra udhëtarëve.

Zyra e Avokatit të Shtetit të Kroacisë ka njoftuar se shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të dretuar automjetin ndërsa pasi u morr në pyetje dhe është kërkuar masa e paraburgimit, raporton index.hr.


Prokuroria kroate: Shoferi i autobusit u mbrojt me heshtje
Lexo po ashtu Prokuroria kroate: Shoferi i autobusit u mbrojt me heshtje

“Më 26 korrik 2021, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Sllavonski Brod ka marr në pyetje shtetasin 52-vjeçar të Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku”, njoftoi fillimisht zyra e avokatit, transmeton Telegrafi.

“Ekziston një dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar po ngiste një autobus në korsinë jugore të autostradës A3 afër Sibinj më 25 korrik 2021 rreth orës 6.15 të mëngjesit, në kundërshtim me nenin 47, paragrafi 2 dhe nenin 198, paragrafi 1 i Aktit të Sigurisë së Trafikut Rrugor dhe se në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt”, shtoi avokati.

Ai më tutje thuhet se “nuk lëvizi në një distancë të mjaftueshme nga buza e djathtë e rrugës, kështu që përfundoi në zonën me bar në anën jugore”.

Zyrtari i Trafikut në Kroaci: Shoferët duket se nuk janë ndërruar për kohë të gjatë, dhe pasagjerët nuk ishin të lidhur
Lexo po ashtu Zyrtari i Trafikut në Kroaci: Shoferët duket se nuk janë ndërruar për kohë të gjatë, dhe pasagjerët nuk ishin të lidhur

Ndryshe, Josip Mataija, Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik në Kroaci ka pohuar më parë se shoferët e autobusit duket se nuk ishin ndërruar për kohë të gjatë dhe pasagjerët nuk ishin lidhur me rrip të sigurimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori