LAJMI I FUNDIT:

Zvicra e brengosur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së: Minon lirinë e shprehjes

Zvicra e brengosur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së: Minon lirinë e shprehjes

Me ftesën e Grupit Parlamentar të PDK-së, ka pasur një dakordim të gjerë të partive në Kuvendin e Kosovës për të miratuar Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ndaj kësaj iniciative së fundmi ka reaguar edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.


Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada e Zvicrës në Kosovë thotë se është e brengosur që Projektligji i propozuar mund të “minojë lirinë e shprehjes”.

Zvicra thotë se politikanët e Kosovës duhet të gjejnë mënyra tjera për të shprehur respektin ndaj UÇK-së.

Njoftimi i plotë

“Pa përjashtuar të drejtën për të treguar respekt ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj, Zvicra është e brengosur që Ligji i propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së mund të minojë lirinë e shprehjes që është një e drejtë themelore e njeriut. Ligji i propozuar mund të frikësojë  disa qytetarë të Kosovës dhe të pengojë proceset e tjera që kanë për qëllim trajtimin e së kaluarës. Zvicra inkurajon krerët dhe politikanët e Kosovës të gjejnë mënyra tjera për të treguar respektin ndaj UÇK-së”.

Kujtojmë edhe ambasada e SHBA-së ka kritikuar shtyrjen para të këtij projektligji.

“Është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në”, kishte deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Kalo në kategori