Zvicra dhe Italia kanë rishkruar një pjesë të kufirit të tyre në Alpe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Një pjesë e zonës së prekur do të jetë nën Matterhorn, një nga malet më të larta të Evropës, dhe afër një numri vendpushimesh të njohura të skive, transmeton Telegrafi.
Seksione të mëdha të kufirit zvicerano-italian përcaktohen nga kreshtat e akullnajave ose zona me borë të përhershme, por shkrirja e akullnajave ka bërë që këta kufij natyrorë të zhvendosen, duke çuar në përpjekjen e të dy vendeve për të korrigjuar kufirin.
Zvicra miratoi zyrtarisht marrëveshjen për ndryshimin të premten, por Italia ende nuk e ka bërë të njëjtën gjë. Kjo pason një projekt-marrëveshje nga një komision i përbashkët zvicerano-italian në maj 2023.
Statistikat e publikuara shtatorin e kaluar treguan se akullnajat e Zvicrës humbën 4 për qind të vëllimit të tyre në vitin 2023, humbja e dytë më e madhe ndonjëherë pas shkrirjes rekorde të vitit 2022 prej 6 për qind.
Një raport vjetor lëshohet çdo vit nga Rrjeti Zviceran i Monitorimit të Akullnajave (Glamos), i cili ia atribuon humbjet rekord verërave shumë të ngrohta të njëpasnjëshme dhe reshjeve shumë të ulëta të borës të dimrit të vitit 2022. Studiuesit thonë se nëse këto modele të motit vazhdojnë, shkrirja vetëm do të përshpejtohet.
Të premten, Zvicra tha se kufijtë e ripërcaktuar ishin hartuar në përputhje me interesat ekonomike të të dyja palëve.
Mendohet se qartësimi i kufijve do t’i ndihmojë të dy vendet të përcaktojnë se cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e zonave specifike natyrore.
Kufijtë zvicerano-italian do të ndryshohen në rajonin e Plateau Rosa, strehën Carrel dhe Gobba di Rollin – të gjitha janë afër Matterhorn dhe vendpushimet e njohura të skive duke përfshirë Zermatt.
Ndryshimet e sakta të kufijve do të zbatohen dhe marrëveshja do të publikohet pasi të dyja vendet ta kenë nënshkruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Balerina thyen një rekord botëror të Guinness

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Kjo kafshë u shpëtua pa lëndime pasi përfundoi mes gardhit dhe murit të një shkolle filore në Meksikë

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi