LAJMI I FUNDIT:

Zlatan Ibrahimovic e pranon se ka filluar të ketë një ‘panik të vogël’ për të ardhmen në futboll

Zlatan Ibrahimovic e pranon se ka filluar të ketë një ‘panik të vogël’ për të ardhmen në futboll

Zlatan Ibrahimovic ka pranuar se ka filluar të ketë një ‘panik të vogël’ për mendimin e pensionimit.

Legjenda 40-vjeçare është aktualisht me kombëtaren suedeze, e vendosur për të arritur në Kupën e Botës këtë dimër në Katar.

Ibrahimovic është ende i fortë në këtë moshë – por ka filluar ta kap ‘paniku’ nga mendimi për t’u tërhequr.


Ibrahimovic thotë se dëshiron të fitoj trofe me Milanin para se të largohet
Lexo po ashtu Ibrahimovic thotë se dëshiron të fitoj trofe me Milanin para se të largohet

Ndërkohë, në nivel ekipor, ai është pjesë Milanit, e cila përballet me Napolin, Interin dhe Juventusin për titullin e Serie A.

Ndërsa ai vazhdon të sfidojë moshën për të performuar në nivelin më të lartë, Ibra ka treguar se pensionimi ka filluar t’i kalojë nëpër mendje.

“Ndjej pak panik në mundësinë e ndalimit të lojës”, ka deklaruar fillimisht Ibra.

Zlatan Ibrahimovic is still going strong aged 40 - but is starting to 'panic' at the thought of retiring

“Sigurisht, do të vazhdoj për aq kohë sa të jetë e mundur, për aq kohë sa mund të marr rezultate, por të jem i mirë në fushë, pa vuajtje”.

“Nuk dua të kem pendim kur të lë, kështu që dua të maksimizoj karrierën time. Çfarë do të ndodhë më pas nuk e di, ndërsa shkruaj në librin tim kam pak frikë. Një rol në futboll? Të shohim kur të vijë dita”.

“Unë mund të filloj kur të ndaloj ose të bëj një pushim, ose të zhdukem plotësisht. Sigurisht që adrenalinën që ndjej tek unë nuk do ta ndjej më kurrë”.

Ibrahimovic publikon fotografi nga fëmijëria që e krahason me një tjetër ku ka pozuar me Ferrari
Lexo po ashtu Ibrahimovic publikon fotografi nga fëmijëria që e krahason me një tjetër ku ka pozuar me Ferrari

“Ne jemi të programuar të zgjohemi, të përgatitemi për stërvitje, të stërvitemi, të shkojmë në shtëpi dhe të pushojmë”.

“Kjo ka ndodhur për 20-25 vjet, por një ditë kur të zgjohem nuk do të ketë më asgjë para meje, do të ketë një ndikim pozitiv”, shtoi më tej ai.

I pyetur më tej nëse do të jetë i trishtuar të largohet nga loja, ish- asi i Manchester United u përgjigj në një mënyrë tipike Zlatan.

“Unë mendoj se do të jetë një trishtim më i madh për ju që nuk do të më shihni më duke luajtur. Duhet të argëtoheni tani sepse nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë…”

Ibrahimovic ka bërë 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, pasi ka luftuar me lëndimet e gjurit dhe akilit.

Në 11 starte, ai ka shënuar tetë gola, duke ndihmuar Milanin në vendin e parë ku aktualisht janë tre pikë mbi Napolin e vendit të dytë.

Ai aktualisht po përgatitet të përballet me Republikën Çeke në gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës të enjten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori