LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Londër, Sawsan në kërkim të 6 pjesëtarëve të familjes

Zjarri në Londër, Sawsan në kërkim të 6 pjesëtarëve të familjes

Postera të personave të zhdukur varen në dritaret e dyqaneve, kabina telefonike e nëpër shtylla, ndërsa dhjetëra prej banorëve të pallatit që u shkrumbua nga zjarri, në orët e para të së mërkurës në Londër, vazhdojnë të mungojnë në apel.

Sawsan Chocair kërkon e dëshpëruar 6 pjestarë të familjes; nënën, motrën Nadia, bashkëshortin e saj Bassem dhe tre femijët e tyre, 14, 11 dhe 3 vjeçar. Të gjithë ata jetonin në katin e 22-të të kullës.

Natën e tragjedisë, Sawsan nuk gjendej në shtëpi dhe kishte ardhur me vrap pasi një shoqe e kishte telefonuar për t’i kërkuar ndihmë. Si shumë të tjerë, i ka kaluar ditët që pasuan ferrin, e shpërngulur në vendstrehime të përkohëshme, pa gjumë, duke printuar e shpërndarë postera ku të mundet.


Edhe pse shprehet e zemëruar për atë që kishte ndodhur, vazhdon të lutet për rikthimin e të dashurve të saj.

“Ndjej një zemërim të madh. Edhe pse po bëj gjithçka mundem, praktikisht nuk mund të bëj asgjë. E shoh atë godinë çdo ditë dhe lutem që ata të jenë mirë. Ndoshta kanë arritur të dalin jashtë dhe janë në spital. Jo vetëm familja ime, por çdo njeri që gjendej atje”, shprehet Saësan Choucair, banore e kullës.

Mediat britanike dhe banorë të zemëruar, kërkojnë përgjigje për një sërë çështje të pazgjidhura, përfshirë nëse shtresa e përdorur për mbulimin e strukturës metalike të godinës, kishte ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Dokumenta të projektit për rinovimin e fundit, të cilit i ishte nënshtruar pallati, nuk i referohen ndonjë lloj barriere kundër zjarrit, që sipas ekspertëve ka qenë absolutisht e nevojshme.

Rreth 600 persona jetonin në godinën me banesa sociale. Bilanci zyrtar i viktimave ka shkuar në 30, por numri i lartë i të zhdukurve sugjeron një rritje dramtike të shifrave. Sipas autoriteteve, kërkimet mund të zgjasin me muaj, e viktimat mund të mos identifikohen kurrë të gjitha.

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori