LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Kondovë të Shkupit po përhapet në pyllin me pisha

Zjarri në Kondovë të Shkupit po përhapet në pyllin me pisha

Zjarr në rrethinën e Kondovës së Shkupit është aktiv dhe po përhapet në pyllin me pisha, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarrfikësit e Bashkisë së Shkupit janë në terren, por nuk kanë qasje deri te zjarri me makinat e tyre.

Zjarr në Kondovë të komunës së Sarajit
Lexo po ashtu Zjarr në Kondovë të komunës së Sarajit

Zjarrfikësit thonë se janë vendosur në një pozicion nga i cili mund të mbrojnë shtëpitë.


Në varësi të kushteve, dy helikopterë policie do të dërgohen për shuarjen e zjarrit nga ajri./Telegrafi/