Njëri ndër zjarrfikësit, i cili e gjeti veten në vendin e ngjarjes së një aksidenti tragjik, përshkroi momentet e fundit të Princeshës Diana.

Xavier Gourmelon zbuloi se princesha ishte e vetëdijshme dhe kishte sytë hapur kur e tërhoqi atë nga vetura e shkatërruar e tipit, Mercedes.


"Ne ishim shumë të afërt me vendin e rrëzimit dhe ekipit tim iu deshtë tre minuta për të arritur deri tek ajo. Princesha kishte një lëndim të vogël në shpatullën e krahut të djathtë, por ishte mirë. Në të nuk kishte pika gjaku. I kapa dorën me qetësi, dhe ajo më pyeti, 'Zoti im, çfarë ndodhi?' I dhashë oksigjen dhe shpejt e nxora nga vetura", thotë ai.

vv

Vetëm pak çaste më vonë, ajo përjetoi sulm në zemër që më vonë i mori jetën 36-vjeçares.

"Unë i masazhova zemrën dhe pas disa sekondave sërish filloi të marrë frymë. Unë u lirova. Sinqerisht mendova se do të mbijetojë, kur e kemi vënë në ambulancë. Më vonë mësova se vdiq në spital. Shumë më ka goditur kjo tragjedi. Tash e kam kuptuar se kishte lëndime të rënda të brendshme. Ajo natë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time", tha ai.

princess diana dodi fayed

Ai pretendon se të gjithë të pranishmit në skenën e aksidentit nuk e kishte ditur se kush janë të aksidentuarit.

"Nuk kisha asnjë ide se ajo ishte Princesha Diana. Vetëm kur e vënë në autoambulancë, një prej mjekëve më tregoi se kush ishte ajo", thotë Xavier.

Në makinën me Dianën ishte edhe i dashuri i supozuar, Dodi Fayed dhe shoferi, Henri Paul.

" Fayed ishte në gjendje shumë të keqe. Zemra iu ndal në veturë dhe u deklarua e vdekur. Shoferi ishte i vetëdijshëm, por ishte bllokuar në veturë dhe kishte një dëmtim shumë të rëndë në fytyrë", zbuloi ish zjarrfikës për Metro. /Telegrafi/