LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Kosovë, policia del në terren me topa uji – paralajmëron zjarrvënësit se do të përballen me organet e drejtësisë

Zjarret në Kosovë, policia del në terren me topa uji – paralajmëron zjarrvënësit se do të përballen me organet e drejtësisë

Gjatë ditë së sotme në Kosovë janë paraqitur vatra të shumta zjarri.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj ka thënë se gjatë ditës kanë qenë aktive deri në 50 vatra zjarri por që sipas tij deri në orën 16:00 numri i vatrave aktive të zjarrit ishte reduktuar në 10.

Njesitet e zjarrfikësve, FSK-së, helikopterë të KFOR-it dhe aktivistë vullnetarë janë mobilizuar për të lokalizuar apo shuar tërësisht zjarret e shumta në Kosovë.


Duke parë këtë situatë dhe resurset e limituara shtetërore në terren janë angazhuar edhe njësitet e Policisë së Kosovës.

Zjarri djeg një shtëpi në Suharekë, Muharremaj thotë se s’mund të bënin asgjë
Lexo po ashtu Zjarri djeg një shtëpi në Suharekë, Muharremaj thotë se s’mund të bënin asgjë

“Policia e Kosovës me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë, tha ai, përcjell Telegrafi.

Policia e Kosovës thotë se po ashtu është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori