Një zjarr ka shpërthyer në një pjesë të magjistrales Prishtinë–Pejë.

Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi, shihet se zjarri ka përfshirë një zonë afër rrugës duke shkaktuar shqetësim për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve.


Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Kujtojmë se ditë më parë shumë komuna të Kosovës janë përballur me vatra të shumta të zjarrit.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta e sidomos kur ka edhe erëra. /Telegrafi/