Njësitë policore kanë ndërhyrë pas marrjes së një informate për një zjarr që kishte shpërthyer në fshatin Kojsk të Lipjanit.

Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur dy persona kosovarë të cilët kishin pësuar lëndime nga zjarri.


Të njëjtit kanë marrë tretman të menjëhershëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë ekzaminimit të lokacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, leja e së cilës kishte skaduar.

Sipas Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin është iniciuar një shënim zyrtar për rastin e zjarrit, ndërsa për armëmbajtje pa leje është hapur rast i veçantë.

E dyshuara kosovare është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/