Ziyech ‘shkatërroi’ Ben Osborn me një driblim brilant në fitoren e Chelseat ndaj Sheffield United

Hakim Ziyech dhuroi spektakël në fitoren e Chelseat 4-1 ndaj Sheffield United në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier, teksa bëri një driblim brilant.
Blutë i bënë katër fitore radhazi në të gjitha garat me një fitore në Stamford Bridge të shtunën në mbrëmje ndaj Sheffield United dhe kjo fitore i dërgoi ata në vendin e tretë në tabelë.
Golat për Blutë u shënuan nga Tammy Abraham (23’), Ben Chilëell (34’), Thiago Silva (77’) dhe Timo Werner (80’), ndërsa për mysafirët shënoi David McGoldrick (9’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte marokeni, Ziyech, i cili bëri dy asistime, por edhe dhuroi spektakël me lëvizjet dhe lojën e tij.
Momenti më i mirë i Ziyech erdhi në minutën e 65-të të ndeshjes.
Afër vijës anësore, marokeni dhuroi 'show' duke zvarrit me një driblim brilant kundërshtarin e tij, Ben Osborn.
Tifozët kanë reaguar ndaj 27-vjeçarit dhe pas një fillimi të ngadaltë, ai ka filluar të bëhet i preferuari i tifozëve shkaku i aftësive të tij.
/Telegrafi/
https://twitter.com/Blue_Revolt1986/status/1325163472833818624





































