Zinedine Zidane refuzoi të përjashtojë ndonjë largim nga Real Madridi para fundit të afatit kalimtar.

Los Blancos fituan me rezultat 1-0 ndaj Real Valladolid të mërkurën në mbrëmje, por ka fjalë që mund të ketë largime nga klubi para të hënës.


"Nuk mund të konfirmoj asgjë deri më 5 tetor", ka thënë Zidane për mundësinë e largimeve, duke u nisur nga ai i Luka Jovic.

Ei4D9Y2XcAATYEr scaled

“Unë vendos [për ekipin] dhe kaq. Unë nuk do të them asgjë për atë që do të ndodhë. Çdo gjë mund të ndodhë”.

Real Madridi e kishte të vështirë ndaj Valladolidit, ku Thibaut Courtois bëri dy pritje të mëdha.

"Unë kam mbetur i kënaqur . Nuk ishte një natë e lehtë. Gjëja më e rëndësishme ishte marrja e pikëve sepse ne do të përmirësohemi”.

"[Courtois ] na shpëtoi javën e kaluar dhe e bëri këtë edhe sot”.

"Kjo është ajo për të cilën Thibaut është aty", ka thënë Zidane.

Zidane u nda i kënaqur me paraqitjen e Vinicius Junior, ndërsa u ndal foli edhe për dëmtimin e Eden Hazard, ku shtoi se lëndimi i tij është muskulor dhe do të kthehet shpejt. /Telegrafi/

telegrafi sport app