Zinedine Zidane ka konfirmuar se ylli kolumbian, James Rodriguez është në planet e tij te Real Madrid duke thënë se është i kënaqur që është në skuadër.

James u përpoq të largohej gjatë fazës së parë të Zidanes si trajner i Realit dhe i kaloi dy sezonet e fundit si huazim te Bayern Munichu.


Ai zgjodhi të mos e bënte të përhershëm transferimin e tij dhe pritej të bashkohej me Napolin, por dështimi i Los Blancos për të nënshkruar me Paul Pogba si duket e ka mbajtur mesfushorin në Spanjë.

"Ai është i aftë dhe unë jam i kënaqur që është në skuadër", u përgjigj fillimisht Zidane kur u pyet për 28-vjeçarin.

Zidane interior James entrenamiento 23 original O

"Jam i lumtur me lojtarët e mi dhe jam përqendruar, si ata, në ndeshjen e parë në La Liga".

"Unë kam lojtarët më të mirë tashmë, nuk kam asnjë dyshim për këtë".

"Paul Pogba është një lojtar i Manchesterit dhe ju duhet ta respektoni atë", përfundoi trajneri i Realit.

Kolumbiani është vlerësuar veçanërisht nga Presidenti i klubit Florentino Perez, i cili shpenzoi 76 milionë euro  për ta sjellë atë pesë vjet më parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app