LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Benzema është njësoj si Ronaldo në historinë e Real Madridit

Zidane: Benzema është njësoj si Ronaldo në historinë e Real Madridit

Zinedine Zidane beson se Karim Benzema renditet në nivelin e njëjtë me Cristiano Ronaldon në historinë e Real Madridit.

Sulmuesi francez shënoi dy herë në fitoren 6-0 të Los Blancos ndaj Galatasarayt të mërkurën, për të arritur shifrën e 50 golave me Realin në Ligën e Kampionëve.

“Numrat e tij flasin vetë. Ata që pëlqejnë futbollin e dinë që ai është një lojtar me cilësi”, ka thënë fillimisht Zidane për Benzeman.


Benzema me rekord të madh në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Benzema me rekord të madh në Ligën e Kampionëve

“Ai është i rëndësishëm për ekipin, për sulmin … ai e bën atë shumë mirë”.

“E vetmja gjë që ka ndryshuar që kur Ronaldo na la për Juventusin është që Karim është më i pjekur. Ai është baba dhe mirë … shumë gjëra kanë ndodhur kohëve të fundit, të cilat reflektohen në fushë”.

“Jam shumë i lumtur për Karimin .Është e vërtetë që ai ka kapërcyer një legjendë të këtij klubi si Alfredo di Stefano duke shënuar golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve”.

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Real Madridi, nuk mungojnë befasitë
Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Real Madridi, nuk mungojnë befasitë

“Ai tani është si Cristiano Ronaldo në historinë e këtij klubi”.

“Ai është duke bërë diçka të mahnitshme dhe ne thjesht duhet ta shijojmë dhe ta shfrytëzojmë sa më shumë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori