Zhduket një i mitur në Gjakovë, rasti po hetohet

Një person ka informuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 16.03.2026 në fshatin Kralan, të Gjakovës.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Kralan, Gjakovë 16.03.2026 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se djali i tij mashkull kosovar i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































