Pilotët e aeroplanit të Royal Air Force të Malajzisë (RMAN), aeroplan që ishte raportuar i zhdukur në Kuantan pranë kufirit Pahang-Terengganu janë gjetur të vdekur, kanë thënë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të dy pilotët e avionit luftarak Hawk 108 u gjetën në një moçal pranë Chukai në Terengganu në 2.30 të pasdites të së mërkurës, sipas agjencisë së lajmeve Bernama.


aa2 1

Viktimat janë identifikuar si major Hasri Zahari, 31, dhe major Yazmin Mohamed Yusof, 39.

Të dy pilotët u gjetën me parashutat e tyre të aktivizuara por rrënojat e avionit ende nuk janë gjetur.

Kontakti me avionin luftarak ishte humbur në 11:30, pasi avioni u nis nga baza ajrore Kuantan, sipas RMAN, pas së cilës gjë ishte nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi. /Telegrafi/