Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania është përfolur gjerësisht, duke u diskutuar si eliminimi i Brikenës, por po ashtu edhe reagimi i Rogertit kur shkoi në finale, si dhe sjellja e tij zakonisht në shtëpi.

E ftuar në një emision, ku tema ishte pikërisht loja në BBVA, Zhaklin Lekatari dha një mendim për Rogertin.


Zhaklin: “Mua ai gëzimi i Rogertit, si janë perceptimet njerëzore, janë shumë të ndryshme dhe kjo varet nga botëkuptimi që ne kemi, por varet edhe nga gjinia, por edhe nga konteksti kulturor që ne kemi”.

Më tutje ajo shtoi: “Mua m’u duk që sa herë që Rogerti ka këto sjellje delirante, përtej kufijve, më duket sikur ai ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale të vazhdueshme dhe për shumë dashuri”.

“Rogerti duket si një burrë që ka nevojë për jashtëzakonisht shumë dashuri. E shoh shumë të frikësuar, të pasigurt, si rrjedhojë edhe të dhunshëm”, përfundoi ajo.

Në rrjetet sociale, Rogerti ka marrë shumë komente negative për sjelljen e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, veçanërisht pas reagimeve dhe qëndrimeve të tij nga gjysmëfinalja e këndej dhe gjatë lojës.

Shumë përdorues e kanë kritikuar për sjellje të ekzagjeruara dhe të papërshtatshme, ndërsa debati për të ka qenë i gjerë dhe i vazhdueshëm në platformat online. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com