Fustani i zi apo bluza ngjyrë ari, diçka ekstravagante apo klasike? Cili do të jetë kombinimi juaj i dukur për natën fundvitit?
Xhingla argjendi, ari- me rëndësi është që të shkëlqeni. Kjo është dukja më e shpeshtë gjatë festave të fundvitit, por edhe momenti kur mund ta teproni.
Trendi kryesor i pritjes së Vitit të Ri janë materialet vezulluese dhe perishanet. Lejojeni vetes fantazinë, duke filluar nga fustani, këpucët, shalli apo grimi me variant vezullues. Shkëlqeni në mënyrën më të plotë, bëhuni e hareshme, e veçantë dhe e sigurt në vetvete.
Ajo që është përherë në trend, por që është edhe zgjedhje e sigurt për fustanet, është fustani me ngjyrë të zezë. Çfarëdo që të jetë, i gjatë apo i shkurtër, gjithmonë do t’ju “nxjerrë” nga situatat e pakëndshme kur nuk do të jeni e sigurt se cili kombinim është më i miri. Nëse fustani është i thjeshtë, pa detaje, mund ta plotësoni me ndonjë stoli të mirë, me këpucë dhe çantë. Nëse fustani ka ndonjë qëndismë të veçantë, dekolte apo teksturë, mos e teproni me detaje dhe stoli, sepse do të krijoni përshtypjen e një femre pa shije.
Duhet të vëni ndonjë qafore apo vëthë diskret. Bashkë me kombinimin e thjeshtë më së miri është të vëni ndonjë stoli të madhe. Bashkë me kombinime ekstravagante vëni ose vetëm vëthët ose vetëm qaforen.
Bashkë me kombinimet e thjeshta, duhet të vendosni për çanta me perishane, të veshura me argjend apo me ar. Nëse fustani juaj është me perishane apo me lara, duhet të kini çantë njëngjyrëshe, më së miri është ngjyra e zezë.
Rregullojeni frizurën, qiteni parfumin tuaj më të preferuar dhe përgatituni për natën tuaj më të hareshme. Cilido që të jetë kombinimi juaj, më me rëndësi është që ju të ndiheni mirë dhe të argëtoheni sa më mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmma Stone me ndryshim drastik në pamje: Frymëzim për një prerje flokësh të përsosur
Përse bien flokët?
Dieta Galveston për menopauzën, një program ushqimor i krijuar nga një gjinekologe
Ushtrime Pilates për një rikthim të shpejtë në formë: Ndani 30 minuta në ditë dhe do ta shihni shpejt rezultatin
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Veshja e Zendaya-s ishte aq e bukur sa për pak s’e vumë re ndryshimin e flokëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia