Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook ka theksuar sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët: faturat e larta të energjisë, çmimet e banesave, ushqimeve bazike dhe barnave, si dhe kostoja e lartë e pushimeve.

Rukiqi ka prezantuar zgjidhjet e LDK-së për përmirësimin e jetesës dhe zhvillimin ekonomik:


  • Investime prej 5 miliardë euro për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e pagave
  • 150 milion euro në ICT, dixhitalizim dhe AI për punësim të të rinjve
  • Rritje pagash për mësuesit, mjekët, infermierët, policët dhe zjarrfikësit
  • Sigurime shëndetësore brenda një viti
  • Rritje pensionesh dhe barna falas për pensionistët
  • 0% TVSH për energjinë elektrike
  • 0% interes për kredi banesore për çiftet e reja
  • Punësim i garantuar për çdo të sapodiplomuar

“Zgjidhje reale. Program serioz”, ka shkruar Rukiqi, duke ftuar qytetarët të mbështesin LDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun.