Vendimi i njëanshëm i partive të shumicës parlamentare në Maqedoni për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, dhe ai i opozitës për bojkotimin e tyre, ka thelluar si asnjëherë më parë krizën politike në vend, njofton REL.
Njohësit e çështjeve politike thonë se zgjedhjet e tilla nuk e zgjidhin krizën politike, pasi në situatën e krijuar, disa parti do të shkojnë në zgjedhje, ndërsa disa të tjera do të zgjedhin rrugën për të artikuluar kërkesat e tyre.
Sulejman Rushiti, analist politik, thotë se VMRO dhe BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje, pavarësisht mos përmbushjes së kritereve kryesore, me qëllim që t’i ikin hetimeve që ka nisur prokurorja speciale ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprime kriminale, siç pretendon ajo.
“Qëllimi i vetëm i tyre është që të shpëtojnë nga drejtësia, me shpalosjen e përgjimeve në të cilat bëhet fjalë për keqpërdorime të mëdha të pushtetit. Unë mendoj se edhe pse kriza thellohet, ndjekja e tyre është e vetmja rrugë për të pastruar këtë shtet nga individëqë mbajnë peng partitë politike si prona të tyre, dhe me këtë mbajnë peng edhe shtetin dhe qytetarët”, thotë Rushiti.
Nga ana tjetër, Aleksandar Dashtevski, analist, thotë se pavarësisht vendimit të LSDM-së (Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë) për bojkot, zgjedhjet do të mbahen.
“Nuk mund të llogarisim në shtyrjen e mëtejme të zgjedhjeve, pasi çdo shtyrje e tyre shtynë edhe krizën politike, krizën ekonomike, dhe si pasojë e kësaj do të kemi ikje të investitorëve, do të kemi ngecje në zhvillimin ekonomik dhe e gjithë kjo reflektohet tek popullata dhe standardi i tyre jetësor”, thotë Dashtevski, i cili nuk përjashton mundësinë që LSDM-ja të shqyrtojë vendimin e saj dhe të merr pjesë në zgjedhje. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë, ai parashikon zgjedhje të reja pas atyre më 5 qershor, me pjesëmarrjen e ndonjë opsioni të ri politik.
“Ende ka kohë deri në zgjedhje. Ato ende nuk janë dekretuar, ndërsa jemi larg edhe nga fushata zgjedhore e cila zgjatë 20 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, andaj mendoj se LSDM-ja me siguri se do të ndryshojë qëndrimin.”
“Nëse mbetet në këtë qëndrim, mund të ndodhë që të ketë përçarje në parti dhe ndryshime në kreun e saj dhe paraqitjen e një strukture të re, e cila do të konsolidonte partinë dhe do të merrte pjesë në zgjedhje”, thotë Dashtevski.
Por, ndryshe nga ai vlerëson Sulejman Rushiti, sipas së cilit, nuk bëhet fjalë për taktizime politike, por për qëndrime serioze. Ai thotë se në rast se LSDM-ja ndryshon qëndrimin, atëherë do të kishte pasoja përçarëse brenda radhëve të saj.
“Nuk bëhet fjalë më për taktizime dhe çdo vendim hipotetikisht i tillë i LSDM-së për mendimin tim do të ishte shkatërrues për vet LSDM-në, por pavarësisht se çfarë vendimi do të merr ndonjë parti politike, unë mendoj se Maqedonia tanimë është futur në procesin e kthjellimit.”
“Qytetarët e Maqedonisë i kanë më të qarta çështjet e vlerësimit dhe do të kemi zgjidhje të drejta për proceset dhe jo vetëm kamuflime sa për të shpëtuar situatën politike,për të gjetur zgjidhje të pjesshme, të cilat pastaj në mënyrë stihike do të na paraqiten”, thotë Rushiti.
Ndryshe, përveç LSDM-së, bojkotin e zgjedhjeve e kanë paralajmëruaredhe partitë jashtëparlamentare. Ato vlerësojnë se pa përmbushjen e kushteve, si pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë