Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit, kanë nxitur debat në opinion rreth përmbajtjes së tyre.
Fragmente të këtyre doracakëve është thënë se janë pjesë e teksteve shkollore, e shumë i janë refuar këtij doracaku edhe si lëndë mësimore.
Në këtë zhurmë të krijuar është përfshirë edhe ish-ministrja e Arsimit, Hykemte Bajrami.
Bajrami deklaroi mbrëmë në “Debat Plus” se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë kohës kur ajo ka qenë ministre e Arsimit në kohën e Pandemisë Covid-19.
“Ato çfarë ne i kemi parë dje të publikuar tekstet madje kemi hyrë i kemi parë edhe vetë doracakët, unë personalisht jam kundër ndërtimit psikologjik edhe emocional të fëmijëve në moshën që shkruan në doracak. Mendoj që është kopjim i metodave eksperimentale, këto korrikula nuk janë miratuar sa kam qenë ministre e Arsimit, kjo nuk është e vërtet. Në kohën kur kam qenë ministre është marrë iniciativa për t’u bërë”, ka thënë Bajrami.
E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ai e ka quajtur gjithë këtë zhumrë të krijuar si propagandë dhe tendeca për kauza të reja.
“Qindra lajme, kronika, postime, emisione, debate që tentojnë të përfshijnë edhe fëmijët por askush nuk mban përgjegjësi”, ka shkruar Kelmendi.
Zëvendësministri ka publikuar edhe dy dokumente njërin të vitit 2016 kur edhe kishte filluar hartimi i këtyre doracakëve dhe atë të vitit 2020 kur ishte miratuar.
“Filloi në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami (PDK) dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami (LDK)”, ka shkruar Kelmendi.
Kelmendi ka pranuar se ka disa pjesë të tekstit brenda këtyre doracakëve që janë të papërshtatshme.
“Nga dhjetëra faqe edukative ka disa pjesë të tekstit të papërshtatshme. Jemi dakord, prandaj po e dërgojmë për rishikim dhe përmirësim nga grupet e ekspertëve profesionalë. Dështoi kauza!”, ka shkruar Kelmendi.
MASHTI gjithashtu dje ka dalur me një sqarim ku ka deklaruar se nuk ekziston një kurrikulë e veçantë për edukimin seksual dhe se nuk ka tekste shkollore specifike për këtë temë, siç është raportuar.
Sipas MASHTI-t, edukimi seksual përfshihet në kurrikulën e Kosovës përmes kompetencës “Individ i shëndoshë,” si çështje ndërkurrikulare që trajtohet në lëndë të ndryshme nga perspektiva shkencore, shoqëror-kulturore dhe shëndetësore, duke ndjekur standardet evropiane të OBSH-së për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri, largimi do të impononte zgjedhje të parakohshme

“Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara” – Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë