Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, ka vizituar spitalin e Pejës, ku ka takuar të lënduarit e aksidentit i cili ka ndodhur në fshatin Dydesh të komunës së Istogut.

Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja e të aksidentuarve për momentin është stabile.


“Janë lënduar 24 persona të cilët janë trajtuar në spitalin e Pejës. Prej tyre janë disa me fraktura të ekstremiteteve, të nofullës, të gjithë janë trajtuar me kujdes në spitalin e Pejës. Ka disa që kanë pas intervenim kirurgjik.. dhe gjendja e tyre tash për tash është jashtë rrezikut për jetë".

"Gjithçka është trajtuar në këtë spital dhe nuk ka pasur nevojë të dërgohen në Prishtinë. Disa do të lirohen ndërkohë që disa të tjerë do të vazhdojnë të trajtohen këtu”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

31936746 10160965668625725 1254227512397922304 n

31949480 10160965591440725 3030789491133513728 n

31939812 10160965675120725 6807538260970045440 n