Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e autoriteteve të hënën, ka shkaktuar tensione të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Protestat janë zgjeruar në shumë qytete të SHBA-së, përfshirë Nju Jorkun dhe Los Angelosin, ku protestuesit u kanë vënë flakën veturave të policisë dhe kanë thyer xhamat e dyqaneve.
Policët po ndiqnin veturën me të cilën po udhëtonte Floyd, nën dyshimin për përdorim të parave të falsifikuara. Sipas policisë, atij iu tha që të largohej nga makina dhe ai tregoi rezistencë fizike, pas së cilës u prangos.
Videot treguan sesi një polic i bardhë bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur “të lutem, nuk mund të marr frymë” dhe “mos më vrit”.
George Floyd më vonë ka vdekur në spital.
Zyrtari policor të premtën u arrestua nga autoritetet nën akuzat për vrasje. Por, protestuesit janë duke kërkuar arrestimin edhe të tre zyrtarëve tjerë policorë të përfshirë.
Incidenti nxiti protesta brenda komunitetit dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur derisa janë arrestuar nga zyrtarë policorë të racës së bardhë.
Protestuesit përplasen me forcat e sigurisë
Shumë ndërtesa dhe prona private e dyqane u sulmuan nga protestuesit në Mineapolis gjatë kësaj jave të protestave të vazhdueshme.
Në Indianapolis, policia ka nisur hetimet për gjuajtje me armë zjarri, një nga të cilat la një person të vdekur në mesin e protestuesve. Policia dha pak detaje, por theksoi se nuk ka pasur zyrtarë policorë të përfshirë.
Në Uashington, qindra protestues pranë Departamentit të Drejtësisë kanë brohoritur “Nuk mund të marrë frymë”. Më vonë, ata u zhvendosën pranë Shtëpisë së Bardhë ku policia tentoi t’i shpërndajë me sprej për sy.
Njësitë e forcave ushtarake u mobilizuan në Ohajo, Misuri, Uiskonsin, Tenesi dhe Minesota. Mijëra protestues vërshuan edhe rrugët e Çikagos dhe Nju Jorkut, ku u arrestuan më se 200 persona.
Ndërkaq, Në Los Angelos, protestuesit i vunë zjarrin shumë veturave të policisë, thyen xhamat e dyqaneve të shumta. Policia tentoi t’i shpërndajë protestuesit me shkopinj gome dhe plumba gome.
Përplasja e policisë me protestuesit vjen tri ditë pasi policia tentoi në mënyrë më paqësore të shpërndajë ata, deri kur u vendosën 4,000 trupa ushtarake në Minapolis dhe u tha se numri do të shkojë në 11,000.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte reaguar më herët në Twitter duke urdhëruar vendosjen e trupave ushtarake në Mineapolis dhe tha se policia në Nju Jork duhet të lejohet të kryej punën e saj.
Më herët, Trump e quajti vdekjen e Floyd “tragjedi të thellë” që ka mbushur vendin me zemërim dhe mërzi. Por, ai theksoi se administrata e tij nuk do të lejojë që protestat të eskalojnë në dhunë.
“Situata në Mineapolis nuk është më vetëm për vdekjen e George Floyd”, tha guvernatori Tim Walz. Më shumë se 1,300 persona janë arrestuar në 16 qytete të SHBA-së që nga e enjtja.
Dhjetëra-mijëra protestues në rrugë, pa maska dhe distancë sociale, kanë ngritur shqetësim tek ekspertët shëndetësorë për përhapje më të madhe të koronavirusit, në kohën kur SHBA-ja është duke tentuar rihapjen e ekonomisë. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-8-780x439.png)
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi