LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Nuk jam i sigurt nëse Putini është gjallë

Zelensky: Nuk jam i sigurt nëse Putini është gjallë

Gjatë fjalimit të tij në Forumin Botëror Ekonomik të mbajtur në Davos të Zvicrës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur dyshimet e tij nëse presidenti rus Vladimir Putin është akoma i gjallë, pas raportimeve të shumta se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Lideri ukrainas i ka bërë thirrje aleatëve perëndimor që t’i dërgojnë më shumë armë Ukrainës, para se Rusia të fillojë ofensivën e re, transmeton Telegrafi.

Ai foli edhe për çështjen sa i përket negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kievit ku humbën jetën 14 persona, përfshirë ministrin e Brendshëm.


Ukraina deri më tani nuk e ka akuzuar drejtpërdrejtë Rusinë për përfshirjen në rrëzimin e helikopterit, pavarësisht se Zelensky tha se “nuk ka aksidente në kohë lufte”.

E ajo çfarë bëri më së shumti bujë është deklarata e tij për presidentin rus Vladimir Putin.

“Tani nuk e di se me kë të flasë. Nuk jam i sigurtë nëse presidenti i Rusisë është akoma i gjallë. Nuk e kuptojë nëse është akoma i gjallë apo është ai që po merr vendime”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia

"Gjithçka ishte në zjarr", dëshmitarët përshkruajnë sulmin vdekjeprurës rus në Lviv

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Evropa
Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Serbia
Kalo në kategori