Zelensky: 100 mijë banorë të Mariupolit kanë mbetur të ngujuar pa ushqim, ujë e barna

214:"In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, Tuesday, March 22, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP) 2:"AP
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se 100 mijë civilë kanë ngecur në qytetin ukrainas Mariupol, pa ushqim e ujë.
Në fjalimin e mbajtur mbrëmë, Zelensky theksoi se akoma po qëndrojnë të ngujuar 100 mijë njerëz në qytetin e bombarduar nga forcat ruse – duke bërë një jetë shumë të vështirë si rezultat i bllokadës totale, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka ushqim, ujë e barna. Janë nën bombardime të vazhdueshme”, tha Zelensky.
Gjatë të mërkurës, këshilli i këtij qyteti njoftoi se nga sulmet ajrore të forcave ruse, qyteti i rrethuar i Mariupolit është shndërruar në një vend të hirit dhe të vdekurve”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































