LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Samiti i Ukrainës në Tiranë

Mbyllet Samiti për Ukrainën, Rama dhe Zelensky japin mesazhe të forta në konferencën për shtyp

Përditesuar 28/02/2024 07:53

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qënduar të mërkurën në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e së martës në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

Shqipëria si një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës, zhvilloi këtë samit me në fokus luftimet prej dy vitesh me Rusinë.


Fillimisht, Zelensky u prit rreth orës 09:00 në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku zhvilluan një takim kokë më kokë. Më tej të dy delegacionet firmosën edhe një marrëveshje mes dy vendeve.

Punimet e samitit nisën në  orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë edhe liderë të tjerë si, presidentja e Moldavisë, si edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, mes tyre Vjosa Osmani. Samiti u përmbyll në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.

Një ditë më pas, 29 shkurt, në Tiranë do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 14:34:31" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 14:34" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 14:34

Zelensky: Putini është Hitleri i dytë, na duhet ndihmë për tu mbrojtur

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.


Zelensky thotë se vetëm duke qenë së bashku mund të arrihet paqja.

I pyetur nga gazetarët për rrezikun nga lufta, Zelensky e ka konsideruar Presidentin e Rusisë Vladimir Putinin si një Adolf Hitler i dytë. “Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix”, tha Zelensky. Për më shumë klikoni këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 14:00:28" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 14:00" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 14:00

Rama: Jam krenar të them se i gjithë kombi jonë qëndron krahë Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy bashkëdrejtuan sot punimet e Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”.


Në përfundim të takimit, Rama në konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky samit tregoi mbështetjen për Ukrainën.

Rama tha se jo vetëm institucionet apo politika shqiptare, por i gjithë populli shqiptar është krah Ukrainës, krah të drejtës.

Për lajmin e plot klikoni këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 12:49:38" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 12:49" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 12:49

Zelensky në Tiranë: Dështimi i regjimit të Putinit, është siguria jonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po qëndron për vizitë për herë të parë në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin e Ukrainës.


Në fjalën e tij para liderëve të vendeve të ndryshme të Ballkanit, Zelensky tha se është e rëndësishme që regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin të dështoj.

“Në të kaluarën ka pasur njerëz që janë përpjekur të përcaktojnë fatin e kombeve të tjera, kjo ka ndodhur në Ballkan dhe në Evropën Lindore, tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë. Është e rëndësishme për vendet tona të lira që Putini dhe regjimi i tij të humbas, sepse dështimet e tij janë siguria jonë”, tha Zelensky.

Ai falënderoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për të gjithë mbështetjen për Ukrainën si ushtarake ashtu edhe humanitare e politike.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 12:14:11" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 12:14" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 12:14

Fillon Samiti për Ukrainën, Rama: Kemi zgjedhur të shohim nga e ardhmja

Kryeministri Edi Rama, në çelje të punimeve në Tiranë të Samitit Ukrainë – Europa Juglindore, e konsideroi këtë një tryezë të përbashkët të vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja.


Në nisje të punimeve të samitit u shfaq një video me mesazhe solidarizuese të liderëve botërorë për Ukrainën.

Në fillim të fjalës së tij, Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e të gjithë liderëve në këtë samit. Për më shumë klikoni këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 12:03:47" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 12:03" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 12:03

Zelensky zbulon pjesë nga biseda me Ramën

Prodhim i përbashkët i armëve mes Shqipërisë dhe Ukrainës është diskutuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.


Përmes një statusi në rrjetet sociale Zelensky ka zbardhur bisedën me kreun e qeverisë shqiptare dhe shpreh mirënjohjen ndaj vendit tonë për qëndrimin ndaj Ukrainës.

“Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të përbashkët të armëve”, tha Zelensky në platformën X. Për më shumë kliko këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 11:25:48" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 11:25" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 11:25

Osmani pritet nga Rama dhe Zelensky: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka arritur në Tiranë ku do të mbahet Samiti për Ukrainën. E pyetur nga gazetarët se a do t’i kërkoj presidentit ukrainas njohjen e Kosovës, presidentja u shpreh se ajo do të vije bashkë me fitoren e Ukrainës.


Për ta lexuar deklaratën e saj të plotë, kliko këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 11:12:36" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 11:12" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 11:12

Rama dhe Zelensky presin liderët pjesëmarrës në Samitin për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky së bashku kanë nisur pritjen e liderëve të rajonit dhe Bashkimit Evropian që marrin pjesë në Samitin për Ukrainën që mbahet sot në Tiranë.


Pritja e liderëve po realizohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë aty ku pritet të zhvillohen punimet e samitit. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 10:55:26" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 10:55" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 10:55

Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.


Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit. Për më shumë klikoni këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 10:34:25" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 10:34" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 10:34

Rama dhe Zelensky firmosin marrëveshje për forcimin e miqësisë Shqipëri-Ukrainë

Kryeministri i  Shqipërisë Edi Rama ka pritur sot në kryeministri Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në takim historik.

Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.


Gjatë takimit, Rama ka njoftuar se të dy liderët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi që përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në anën tjetër, Presidenti Zelensky i ka dorëzuar Ramës medaljen e titullit të lartë të akorduar nga Presidenti i Ukrainës. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 09:56:54" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 09:56" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 09:56

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore në Tiranë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit Edi Rama të Shqipërisë, ka udhëtuar për Tiranë për ta përfaqësuar Kosovën në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.


Sipas njoftimit për nedia thuhet se në këtë Samit, Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore.

“Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftim.

Nga ky samit, parashihet t`i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën./Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 09:50:17" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 09:50" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 09:50

Hasani pret Ministrin e Jashtëm të Ukrainës

Trysnia e organizatave ndërkombëtare kundër Rusisë duhet të intensifikohet. Ishte kjo kërkesa e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba nga Tirana gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Igli Hasani.


Në fjalën e tij Kuleba bëri të ditur se njoftoi ministrin shqiptar për situatën në Ukrainë dhe vlerësoi Shqipërinë për takimet e mbajtura për Ukrainën dhe atë në KS të OKB.

“Sot informova ministrin për situatën në fron dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit dhe krimin e luftës do të donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim”.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington, ku siç theksoi Kuleba presin që të çojnë përpara anëtarësimin e Ukrainës në aleancën euroatlantike. Për më shumë kliko këtu. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 09:38:42" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 09:38" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 09:38

Begaj para samitit: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”, shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.


Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në Facebook. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 09:24:23" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 09:24" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 09:24

Nis takimi i kryeministrit Rama me Zelensky

Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Pas takimit udhëheqësit e dy shteteve do të nënshkruajnë marrëveshje dhe do t’i drejtohen pallatit të kongreseve për të marr pjesë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare.


Në orën 13:30 është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 09:08:45" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 09:08" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 09:08

Zelensky: Rama mik i palëkundur i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky mbërriti në Shqipëri rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, përmes aeroportit të Rinasit, nën masa të rrepta sigurie.

Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë Shkurov.


Përmes një postimi sot në platformën X presidenti i Ukrainës shprehet se në Tiranë, ku do të zhvillohet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, do të diskutojë me Ramën për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë.

Për më shumë kliko këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 08:11:27" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 08:11" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 08:11

Samiti për Ukrainën, kjo është agjenda

Qeveria shqiptare ka zbardhur agjendën e Samitit të Ukainës që mbahet ditën e sotme në Tiranë. Fillimisht parashikohet një takim kokë më kokë në godinën e Kryeministrisë mes Edi Ramës dhe presidentit të Ukrainës.

Më pas do firmosin marrëveshjet dhe do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.


Në orën 13:30 është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-28-2024 08:07:12" ["time"]=> string(16) "28/02/2024 08:07" ["update"]=> bool(false) } 28/02/2024 08:07

Posta Shqiptare nxjerr në qarkullim pullën postare kushtuar Ukrainës

Tirana sot mirëpret Samitin për Ukrainën dhe Posta Shqiptare ka vendosur të shënjoj këtë moment me nxjerrjen në qarkullim të pullës postare në mbështetje të luftës së Ukrainës. 


Pulla postare me tematikë “UKRAINA: Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vjet” u publikua sot nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në Facebook.

“Në këtë ditë të veçantë të Samitit për Ukrainën  Posta Shqiptare nxjerr në qarkullim pullën postare në mbështetje të luftës për mbrojtjen e civilëve, me tematikë “UKRAINA: Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vjet… Posta Shqiptare, si operator postar i një prej vendeve anëtare të NATO-s, i është bashkuar projektit të emetimit të një pulle postare, ku të ardhurat nga shitja e së cilës do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit. Pullën mund ta gjeni pranë dyqanin të Filatelisë ose ta porosisni lehtësisht online në adresat e afishuara”, shkruan Balluku. /Telegrafi/