Zekë Sinanaj premton bashkëqeverisje me qytetarë, thotë se Deçani do të bëhet me rrjet kanalizimi (Video)

6:"Jehona
Kandidati i Vetëvendosjes për Deçanin, Zekë Sinanaj, ka thënë në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini, se programi I tij përfshin 10 pika.
“ Unë në programin tim do të bashkëqeveris me të gjithë qytetarët e Deçanit. Në programin tim 10 pikës është transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave të Deçanit. Menjëherë pasi që të më japin besimin votuesi unë do të filloj që kjo të implementohet. Po ashtu edhe shujta për nxënës të klasave 1-5, vizitat sistematike mjekësore”, ka thënë Sinanaj.
Ai ka premtuar se po ashtu edhe rrjeti i kanalizimit do të kryhet brenda mandatit të tyre katër vjeqar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































